Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, ka folur për vlerat e ushqimit vegan dhe dashurinë e tij ndaj kafshëve.
Ish-guvernatori i Kalifornisë këto ditë ka qëndruar në Alpe, nga ku e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë edhe një ‘selfie’ me një lopë.
Poza e tij ka marrë pëlqime të shumta dhe mijëra komente në rrjetet sociale. Madje konsiderohet ndër ‘selfiet’ më të pëlqyera të kohëve të fundit.
Në përshkrimin e fotografisë, Schwarzi shkruan se ka kaluar momente fantastike duke u ngjitur në Alpe dhe duke përjetuar gjithë atë që ofrojnë këto male. /Telegrafi/