Dy mjekë italianë shkrepën një selfie pas një operacioni të vështirë.
Mjekët nga Perugia operuan Gino Puçiarellin në spitalin “Santa Maria”.
Por pak ditë pas operacionit ai u shtrua sërish në spital për shkak të komplikacioneve. 48-vjeçari nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë.
Tashmë dy mjekët po hetohen për neglizhencë dhe rrezikojnë burgun, transmeton tema.
Prova kundër tyre është pikërisht kjo selfie.