Telegrafi

Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video)

Një vajzë e re duke tentuar të bëjë selfien e “përkryer”, për pak sa nuk e pagoi me jetë.

Bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga qyteti rus Samara, e cila është rrëzuar dhe ka mbetur e varur në telat e rrymës elektrike të trenave, vetëm disa metra mbi hekurudhë, transmeton Telegrafi.

Aty menjëherë ishin shfaqur ekipet e shërbimeve emergjente që u njoftuan në detaje për rastin.

Por para se të shfaqeshin ata, të pranishmit e lusnin që të mos lëviz me qëllim të mos bie me kokë mbi hekurudhë.

Sipas mediave ruse, nxënësja e klasës së shtatë nga Samara i ka shpëtuar vdekjes, por jo edhe lëndimeve serioze në kokë dhe tru. /Telegrafi/