Telegrafi

‘Selfie’ që mund të bëhen nga shishja e parfumit

Shkrepja e fotografive në këtë mënyrë, tashmë mund të bëhet edhe përmes shishes së parfumit, së paku kështu thonë disa thashetheme.

Në rrjetin social aziatik Weibo, po bëjnë xhiro dy fotografi, që tregojnë kamera të vendosura në shishe parfumi.

Supozohet se kompania Sony është në realizim e sipër të këtyre pajisjeve, të cilat do ti vë në shitje vetëm në Azi./Telegrafi/