Seleni është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë organizmit, por pak flitet për të
Mbron qelizat nga oksidimi, parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës, muskujve dhe trurit.
Seleni gjithashtu merr pjesë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe stimulon imunitetin.
Na mbron nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe stresi, ka efekte antivirale, stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në një metabolizëm më të mirë, transmeton Telegrafi.
Pse na mungon?
Më shpesh, mungesa e selenit ndodh për shkak të ushqimi të ulët me proteina, si dhe për shkak të konsumimit të dobët të peshkut ose drithërave.
Mosha dhe shëndeti gjithashtu ndikojnë në sasinë e selenit që shpërndahet në të gjithë organizmin. Nevojat për selen te të moshuarit rriten, sepse të gjitha sëmundjet që shfaqen në këtë periudhë të jetës theksojnë mungesën e këtij oligo-elementi.
Ky mineral nuk prodhohet nga vetë organizmi, prandaj është e nevojshme ta siguroni atë nëpërmjet ushqimit.
Më së shumti ka në këto ushqime:
▪ arra braziliane,
▪ fara luledielli,
▪ banane,
▪ rrush,
▪ fruta me kokrra të kuqe,
▪ fara chia,
▪ tërshërë,
▪ oriz integral,
▪ elb,
▪ hudhër,
▪ kokos.
/Telegrafi/