Telegrafi

Selena rishfaqet në publik, pas pauzës për shkak të problemeve shëndetësore (Foto)

Selena Gomez ka bërë paraqitjen e saj të parë, pas pauzës disamuajshe nga skena dhe shfaqja në publik.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur është parë duke ngrënë drekë në një restorant, të shtunën pasdite në Tennessee, transmeton Klan Kosova.

Ajo u tërhoq nga syri i publikut për shkak të problemeve shëndetësore.
Lexo po ashtu Selena me rekord të ri (Foto)

Sipas E! News, 24-vjeçarja dukej e lumtur dhe ishte e gatshme të bëjë fotografi me fansat.

Në muajin gusht, kur Selena njoftoi se ajo do të pauzojë pak, pasi kishte probleme me depresionin dhe sulme paniku, pasi që u diagnostikua me sëmundjen lupus.