Selena Gomez ka bërë paraqitjen e saj të parë, pas pauzës disamuajshe nga skena dhe shfaqja në publik.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur është parë duke ngrënë drekë në një restorant, të shtunën pasdite në Tennessee, transmeton Klan Kosova.
Sipas E! News, 24-vjeçarja dukej e lumtur dhe ishte e gatshme të bëjë fotografi me fansat.
Në muajin gusht, kur Selena njoftoi se ajo do të pauzojë pak, pasi kishte probleme me depresionin dhe sulme paniku, pasi që u diagnostikua me sëmundjen lupus.