Selena Gomez ka kaluar shifrën prej 100 milionë ndjekësish në Instagram.
Në këtë mënyrë, këngëtarja e muzikës pop është bërë personi i parë që ka prekur këtë shifër dhe njëherësh ka vënë rekord në këtë rrjet social.
Megjithëse në ditët e fundit ajo nuk ka qenë aktive në Instagram, numri i fansave që e përcjellin është rritur vazhdimisht.
Selena njihet si këngëtare dhe aktore e suksesshme. /Telegrafi/