Këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez, ka gjetur të dashur të ri.
Sipas US Weekly, krijuesja e hitit “Hands To Myself” është duke shijuar romancën me këngëtarin Charlie Puth, me të cilin do të ketë një turne së bashku.
“Ajo është shumë e dhënë pas tij”, ka thënë një burim i tabloidit.
Çifti u takua për herë të parë në muajin gusht të vitit të kaluar në ndejën e MTV Video Music Awards dhe më vonë incizuan “We Don’t Talk Anymore”.
Gomez vazhdimisht është pjesë e mediave që spekulojnë vazhdimisht për një ribashkim me ish- të dashurin, Justin Bieber.