Telegrafi

Selena mahniti me kombinimet e modës në Paris

(Foto: GC Images)

Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit në Paris, ndërsa mediat e huaja dhe fansat e saj shkruajnë se këngëtarja nuk është dukur kurrë më mirë.

31-vjeçarja zgjodhi disa kombinime efektive, në të cilat u shfaq në kryeqytetin e modës.

Gomez ishte dukshëm e disponuar dhe e buzëqeshur dhe me gatishmëri pozonte para fotografëve dhe realizonte fotografi me fansat.

Në Paris, u shoqërua me miqtë e saj, Nicola Peltz e Brooklyn Beckham, ndërsa së bashku shkuan në një ndeshje futbolli.

Lexo po ashtu Selena Gomez duket e mrekullueshme me një fustan të shkurtër në Javën e Modës në Paris

Në një tjetër kombinim, ajo ishte veshur me një fustan të zi të ngushtë, me një byzylyk ari dhe u nis për në një klub nate.

Ndryshe, këngëtarja është shpallur së fundmi ndër yjet e veshura më mirë në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/