Site icon Telegrafi

Selena mahnit me koncertin në Las Vegas (Foto)

Merr fund pushimi për Selena Gomez. Këngëtarja rinis turneun e saj botëror “Revival” në Las Vegas.

Veshjet provokuese të saj dhe renditja e hiteve njëri pas tjetrit, bënë që 23-vjeçarja të krijojë atmosferë mahnitëse në “Mandalay Bay Events Center”.

Këngëtarja ka thënë më herët se ky turne është i fokusuar vetëm tek ajo, vetëbesimi dhe fuqia që ka krijuar me kalimin e viteve në skenë.

Ndryshe, bëhet e ditur se një pjesë e parave të grumbulluara nga shitja e biletave do të dhurohen për të sëmurët me ‘Lupus erythematosus’. /Telegrafi/

Exit mobile version