Ajo është duke promovuar linjën më të re të produkteve të bukurisë “Rare Beauty”,
Por, Selena Gomez ka vendosur që këto produkte t’i reklamoj vetë, përmes disa imazheve në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.
28-vjeçarja ka ndarë një imazh tërheqës, në të cilin shihet me pamje natyra, ndërsa flokët i ka lënë të lira mbi supe.
Kjo dukje është si pasojë e produkteve të saj, të cilat po e bëjnë të duket edhe më atraktive.
Vlen të përmendet se ditë ma parë ajo ka shfaqur shenjën e saj nga transplanti i veshkës, i dhuruar për shoqen e ngushtë të saj.
Veprim i tillë ka pasur si qëllim t’i tregojë fansave se duhet ta duan veten ashtu siç janë, ashtu si bën edhe ajo. /Telegrafi/