Telegrafi

Selena Gomez vazhdon të nxisë thashethemet se është fejuar me Benny Blancon

Selena Gomez nxiti më tej thashethemet për fejesë, duke qenë se u pa së fundmi me një unazë ari në gishtin e saj.

Aktorja e serialit, “Only Murders in the Building” u fotografua duke dalë nga një metro në Los Angeles dhe unaza prej floriri në gishtin e saj u dallua teksa ajo mbante telefonin në duar, shkruan Page Six.

Ajo ishte veshur shumë thjesht për daljen e pasdites, një bluzë të përditshme dhe geta të zeza teksa ecte me kufje në veshë.

Foto: Selena Gomez / BACKGRID

Më pak se dy javë më parë, Gomez nxiti thashethemet për fejesë kur ndoqi  në TikTok një kompani për planifikimin e dasmave.

Ajo tash e një kohë të gjatë është në lidhje me producentin e njohur Benny Blanco. /Telegrafi/

Foto: Selena Gomez / BACKGRID
Foto: Selena Gomez / BACKGRID
Foto: Selena Gomez / BACKGRID