Telegrafi

Selena Gomez tregon ndryshimet e trupit të saj ndërsa vuan nga sëmundja ‘Lupus’

Selena Gomez është hapur për sëmundjen e saj, ndërsa tregon se si ajo po lufton problemet me “Lupus”, një sëmundje që shkatërron sistemin imunitar të trupit dhe dëmton trupin.

Gomez tha në një intervistë të re se ajo aktualisht po përballej më shumë me njerëzit, duke thënë se kishte fituar peshë teksa merrte trajtim për sëmundjen.

“Kam përjetuar luhatjen time të peshës për herë të parë”, ka thënë Gomez në “Giving Back Generation”. “Unë kam lupus dhe merrem me çështje të veshkave dhe presion të lartë të gjakut, kështu që merrem me shumë çështje shëndetësore, dhe për mua kjo është kur unë kur fillova të vëreja më shumë nga trupi im”.

Selena Gomez (Foto: Jesse Grant/Getty Images for WE)

Gomez vuri në dukje se ka shumë faktorë që kontribuojnë në peshën e saj luhatëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

“Është ilaçi që duhet të marr për pjesën tjetër të jetës sime – varet edhe nga muaji, të jem e sinqertë. Kështu që për mua, me të vërtetë kam vërejtur kur njerëzit filluan të më sulmojnë mua për këtë”, ka thënë ajo. “Në realitet, kjo është vetëm e vërteta ime. Unë luhatem. Kjo varet se çfarë po ndodh në jetën time”.

Selena Gomez (Foto: Jeff Spicer/Getty Images)

Luftimet për shëndetin e saj kanë bërë që këngëtarja të largohet nga mediat sociale.

“Jam shumë e lumtur që jetoj jetën time. Sepse kështu është. Ngjashëm si postimi i një fotografie dhe largimi; për mua është kështu. Unë do të bëj një qilim të kuq, do të bëj gjithçka; nuk kam nevojë për ta parë; Kam marrë pjesë; u ndjeva e mrekullueshme”, shpjegoi Gomez.

“Unë nuk jam i interesuar ta ekspozoj veten tek të gjithë dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë në lidhje me të”, vazhdoi ajo. /Telegrafi/