Site icon Telegrafi

Selena Gomez “thyen” rregullat e modës (Foto)

Ajo mund të ketë humbur shfaqjet e mëdha të Javës së Modës në Paris, por kohën e humbur Selena Gomez e kompesoi me një hyrje madhështore në qytet ditën e martë.

Pasi mbërriti nga Los Angeles me veshje sportive, këngëtarja u ndërrua menjëherë në hotel ku dhe më pas është fotografuar e veshur tepër seksi duke “thyer” rregullat e modës.

Këngëtarja 23-vjeçare tepër e sigurt nxori në pah gjoksin e saj me një bluze me rripa të zi.

Ajo gjithashtu kishte veshur një minifund xhins që i shfaqte këmbët e tonifikuara si dhe një xhaketë të zezë.

Exit mobile version