Selena Gomez, 32 vjeçe, ka folur publikisht për lidhjen e saj me producentin e njohur Benny Blanco, 36 vjeç, i cili u përfshi në numrin special të revistës “People” për burrat më seksi të vitit 2024.
Në një intervistë të fundit me “CBS Sunday Morning”, Selena shprehu krenarinë për partnerin e saj, duke e quajtur atë “mikun e saj më të mirë” dhe një burim të madh mbështetjeje.
“Po, ky është njeriu im!” tha ajo me emocion, ndërsa foli për ndikimin pozitiv që Benny ka në jetën e saj, shkruan DailyMail.
Selena vlerësoi kujdesin dhe mbështetjen e tij të pakushtëzuar, duke shtuar: “Jam shumë me fat që kam dikë që më frymëzon dhe më motivon çdo ditë”.
Benny, nga ana tjetër, ndau detaje për marrëdhënien e tyre gjatë një interviste me “People”.
Ai tregoi se mëngjeset e hershme janë momentet e tyre të preferuara së bashku, duke i quajtur ato një periudhë qetësie përpara nisjes së ditës. “Çdo ditë me Selenën është dita më e mirë e jetës sime”, tha ai.
“I’m really, really lucky.” Selena Gomez opened up about her relationship with Benny Blanco, calling him her best friend, biggest supporter and now one of People’s “Sexiest Men Alive.” https://t.co/uBGatfUbGS pic.twitter.com/vD2ax2hJKY
— CBS Sunday Morning 🌞 (@CBSSunday) November 30, 2024
Romanca e tyre u konfirmua në dhjetor 2023, pas gjashtë muajsh takimesh private. Benny tregoi se të qenit i vëmendshëm dhe të dëgjuarit janë sekreti i suksesit të tyre, ndërsa Selena tregon anën e saj romantike me gjeste të veçanta, si dhënia me qira e një kopshti botanik vetëm për ta.
Çifti ndan momente të thjeshta, nga daljet për ushqim të shpejtë deri te dhuratat unike të punuara me dorë, duke dëshmuar se lidhja e tyre bazohet në dashuri të sinqertë dhe respekt të ndërsjellë. /Telegrafi/