Telegrafi

Selena Gomez tërheq vëmendjen me imazhet atraktive para makinës luksoze

Selena Gomez Foto: Instagram/selenagomez

Selena Gomez, është pothuajse emri më i lakuar viteve të fundit, sa i përket jetës së saj personale.

Por, përkundër kësaj, ajo ka dhënë shumë nga vetja edhe sa i përket projekteve të reja muzikore, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë kësaj, në disa postime fundit që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram, ka bërë që komplimentet nga fansat të shpërthejnë.

Me një veshje modeste, bukuroshja brune është parë duke pozuar para një makine luksoze të tipit Mercedes-Benz.

Gjysmën e flokëve ajo i kishte të kapura lartë kokës, kurse për makijazh Selena shkoi me nuanca më të errëta.

Një postim i tillë ishte edhe si pasojë e bashkëpunimin me ‘Puma’, pasi Gomez është edhe figura kryesore e kompanisë.

“De Una Vez” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që deri më tani ka marrë 40 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/