Niall Horan dhe Selena Gomez ngjallën dyshime për një romancë mes tyre, pasi ai u pa me krahun rreth saj pas një darke në grup të enjten e kaluar.
Dhe Selena Gomez së fundmi është parë duke u nisur drejt shtëpisë së Niall Horan në Los Angeles në po të njëjtën fundjavë. Aktorja 27-vjeçare, mbante me vetë një çantë plot me sende ushqimore, teksa afrohej pranë pronës së ish-yllit të “One Direction”.
Çifti i ri siç duket kanë kaluar një ditë të këndshme në shtëpinë e Horan, edhe pse të brendshmit thonë se nuk ka asgjë zyrtare mes dyshes.
“Selena dhe Niall nuk janë duke u takuar po vetëm dolën me shoqëri”, ka thënë një burim për E! News. “Ata gjithmonë kanë qenë shokë të mirë përgjatë viteve”.
Ata kanë qenë duke komunikuar me njëri-tjetrin në Instagram.
Në natën kur darkuan me miqtë, Selena ia ka postuar këngën e re të Niall “Nice to meet ya”, në një postim në Instagram.
Kjo romancë me Niall dhe Selena vjen ditë pasi ish-i dashuri i kësaj të fundit, Justin Bieber, kurorëzoi dashurinë me martesë me modelen Hailey Bieber në Karolinën e Jugut. /Telegrafi/