Site icon Telegrafi

Selena Gomez shpall albumin e ri me Benny Blanco dhe publikon këngën e parë “Scared of Loving You”

Selena Gomez ka njoftuar daljen e albumit të saj të ri “I Said I Love You First” në bashkëpunim me të fejuarin Benny Blanco, i cili do të publikohet më 21 mars.

Lajmin e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar disa fotografi me Blanco, përfshirë momente intime si një puthje në faqe. “Ju mashtrova përsëri, albumi im i RI me shokun tim më të mirë @itsbennyblanco del më 21/3”, shkroi ajo.

Së bashku me albumin, çifti publikoi këngën e parë “Scared of Loving You”, e cila tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat, shkruan DailyMail.

Videoja muzikore shfaq Gomez dhe Blanco të kapur për dore dhe duke qeshur ndërsa janë të shtrirë pranë njëri-tjetrit.

Blanco ndau gjithashtu një video romantike të tyre nga Disneyland, ku ata shihen duke u puthur, ndërsa kënga e re luante në sfond.

Çifti ka bashkëpunuar më parë në disa projekte muzikore, duke përfshirë “Single Soon” (2023) dhe “I Can’t Get Enough” (2019).

Ata janë miq prej më shumë se një dekade dhe nisën lidhjen në qershor 2023, megjithëse Gomez e konfirmoi publikisht në dhjetor.

Njoftimi për albumin surprizoi fansat, pasi Gomez kishte sugjeruar se mund të fokusohej më shumë te aktrimi. “Jam e lumtur që jam në këtë epokë të re të jetës sime, sepse në shumë mënyra, është vetëm fillimi”, tha ajo më parë.

Albumi i ri pritet të jetë një nga projektet më personale të Gomez, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj artistike dhe jetën e saj personale. /Telegrafi/

Exit mobile version