Site icon Telegrafi

Selena Gomez shfaqet me të brendshme të zeza, për të promovuar këngën e re me Benny Blanco

Selena Gomez ndezi rrjetet sociale të enjten mbrëma, duke promovuar këngën e saj të re me të fejuarin Benny Blanco, “Sunset Blvd”.

Në një fotografi të zjarrtë, këngëtarja 32-vjeçare pozoi me një neglizhe të zezë dhe një mantel me dantella, ndërsa ndriçohej nga një dritë portokalli.

Ndërkohë, Blanco ndau një kujtim romantik në Instagram, duke treguar momentin kur e puthi për herë të parë Selenën, shkruan DailyMail.

“Ndjeva zemrën tënde duke rrahur aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të të puth”, shkroi ai. Selena e ripostoi mesazhin, duke i shtuar thjesht: “Të dua”.

Videoja e këngës, e frymëzuar nga vitet e 80-ta, paraqet Gomez-in me një pamje nostalgjike dhe flirtuese, duke kënduar për një dashuri pasionante në mes të Sunset Boulevard.

Ky projekt muzikor shënon një tjetër bashkëpunim të tyre, pas shpalljes së albumit “I Said I Love You First”, që pritet të dalë më 21 mars.

Kënga e parë, “Scared of Loving You”, tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat. /Telegrafi/

Exit mobile version