Telegrafi

Selena Gomez sërish i këndon dashurisë së dikurshme përmes këngës “Feel Me”

Selena Gomez (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

Selena Gomez e ka kujtuar ish- të dashurin në këngën e re, “Feel Me”, duke e paralajmëruar se nuk do ta harrojë lehtë këngëtaren.

Edhe pse kënga e re është publikuar si pjesë e albumit “Rare”, 27-vjeçarja ka vendosur që tash ta lansojë në YouTube.

Lexo po ashtu Selena Gomez thotë se ishte ‘viktimë’ e abuzimit emocional gjatë romancës me Justin Bieber

Në këngën treminutëshe, Selena i përshkruan emocionet e thella dhe i dërgon një mesazh ish-të dashurit: “Askush nuk të do sikur unë”.

Selena Gomez dhe Justin Bieber në vitin 2011 (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Natyrisht se fansat menjëherë kanë aluduar te lidhja e saj e shumëpërfolur me këngëtarin Justin Bieber, i cili tash është i martuar me Hailey Baldwin.

Albumi i ri, “Rare”, është albumi i tretë i këngëtares, i cili është publikuar më 10 janar përmes Interscope Records. /Telegrafi/