Telegrafi

Selena Gomez rikthen Jennifer Anistonin në vitet e 90-ta

Selena Gomez dhe Jennifer Aniston (Foto: Instagram/selenagomez)

Trendi i modës i viteve të ’90-ta po rikthehet dhe një gjë të tillë së fundmi e kemi parë te këngëtarja Selena Gomez.

Këngëtarja amerikane është fotografuar nga paparacët teksa shfaqet me një veshje të rikrijuar, veshje kjo të cilën më parë e kishte veshur Jennifer Aniston.

Ajo kishte veshur një palë pantollona të ngjitura me ngjyrë të zezë me një bluzë të bardhë poshtë tyre dhe atlete gjithashtu të bardha. Por, këtë nuk e vërejtëm vetëm në veshje pasi njëjtë vepro edhe me aksesorët.

Selena Gomez në vitin 2019 dhe Jennifer Aniston në vitin 1996 (Foto: BACKGRID/ Getty Images/Guliver)

Ajo kishte vendosur edhe një kapele bejsbolli, syze të rrumbullakëta, çantë lëkure derisa flokët i kishte kapur në dy bishtaleca.

Nga ana tjetër, Aniston e kishte veshur këtë veshje në komedinë romantike “Picture Perfect” në vitin 1997.

Aktorja kishte veshur një bluzë të bardhë, por ndryshe nga Gomez, ajo e kishte kombinuar me një fustan të zi të shkurtër dhe më këpucë të zeza.

Në vitin 2014, Gomez ka vazhduar të shfaq dashuri ndaj Aniston, e cila në të njëjtën kohë po promovonte filmin “Cake”. “Unë nuk kam qenë duke e ndjekur vetëm karrierën si fansë që nga mosha tetë vjeçare dhe tani dua të shoh transformimin total të saj në filmin e ri Cake”, thotë ndër të tjera Gomez. /Telegrafi/