Këngëtarja e njohur Selena Gomez është shumë e kërkuar dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram.
Është pa diskutim një ndër emrat më të ndjekur në këtë rrjet social, dhe madje vetëm për një postim në Instagram, ajo shpërblehet me 550 mijë dollarë.
Së fundmi, Selena ka publikuar disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ në llogarinë e saj zyrtare, ndërsa tek etiketimet ka shkruar emrin e The Weeknd.
Tash e një kohë ata janë në lidhje, dhe nuk e fshehin më nga mediat.
Duket se tashmë dashuria për The Weeknd është aq e madhe, sa që ajo nuk heziton ta etiketojë në çdo fotografi të saj, në mënyrë që imazhet t’i adresohen menjëherë këngëtarit të njohur. /Telegrafi/