Telegrafi

Selena Gomez publikon këngën “De Una Vez” në gjuhën spanjolle

Selena Gomez Foto: Instagram/selenagomez

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, ka zgjedhur që të eksperimentojë më projektet e saj muzikore.

Gomez gjatë ditës së sotme (e premte) ka sjellë këngën e saj në gjuhën spanjolle, e cila u prit mirë nga fansat, shkruan Rolling Stone.

Projekti i tillë është i dyti me radhë, pas atij në vitin 2020 “Un Ano Sin Lluvia” në spanjisht.

Të shoqëruar edhe me një klip, bukuroshja brune mori komente pozitive edhe për paraqitjen tërheqëse.

Theksojmë se Selena edhe më parë kishte pranuar prejardhjen e saj latine, duke shprehur se ndihet krenare.

“Unë jam tepër krenare për prejardhjen time latine,” tha ajo në një deklaratë.

Kohëve të fundit ajo ka pasur edhe duete me artistë latin, duke përmendur kështu këngën “Taki” me DJ Snake, Ozuna dhe Cardi B. /Telegrafi/