Site icon Telegrafi

Selena Gomez publikon foto pa grim, komplimentohet për dukjen nga fansat

Selena Gomez (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme amerikane, Selena Gomez, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në industrinë e muzikës në botë.

Gomez, e cila u bë personi i katërt më i ndjekur në Instagram me mbi 157 milionë ndjekës pas (Cristiano Ronaldos, Ariana Grandes,dhe Dwayne Johnson), merr miliona pëlqime për çdo postim që bën.

Por, ‘selfie’ e saj e fundit ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke u bërë një nga postimet më të pëlqyera të saj në llogarinë personale, Instagram.

Përveç kësaj, fotografitë më të mira i ka realizuar edhe me Anna Collins që ka marrë (8.7 milionë pëlqime), dhe ‘selfie’ tjetër me qenin e saj, Winnie (7.1 milionë). Dhe këtë mund të ndryshojë vetëm fotoja e fundit, e publikuar 13 orë më parë megjithëse pëlqimet deri më tani janë të shumta.

Më parë, Selena ka folur për ndikimin që rrjetet sociale kanë në jetën e secilit dhe ajo ka treguar se nuk shpenzon shumë kohë në Instagram, pasi nuk është mirë edhe për shëndetin mendor.

“Nuk është mirë të qëndrojmë gjithë kohën në të, unë bie në depresion shpesh me postimet që publikojnë të tjerët dhe mendoj se pushimet janë të rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë Gomez.

“E urrej të them atë, nuk dua të bëhem e vrazhdë, por asgjë nuk ka të vërtetë në disa mënyra, dua të mbroj gjeneratën e re pasi japin shumë informacione, dhe mendoj se kjo shkakton edhe probleme me anktin, vazhdon më tej ylli amerikan.

“Nuk jam rritur me rrjete sociale. Mendoj se njerëzit ekspozohen shumë, duhet të mbroni prej asaj që shihni”, ka përfunduar këngëtarja Gomez. /Telegrafi/

Exit mobile version