Telegrafi

Selena Gomez prek ‘luftën’ e frikshme me depresionin, fillon fushatën e shëndetit mendor

Selena Gomez dëshiron që njerëzit të dinë se shëndeti mendor ka një rëndësi të madhe.

Këngëtarja e “Baila Conmigo” njoftoi të enjten se lansoi Mental Health 10, një fushatë të re për Rare Impact dhe Rare Beauty, kushtuar njerëzve që u duhen për të marrë mbështetje dhe për të edukuar veten e tyre për shëndetin mendor.

Gomez shpjegoi në rrjete sociale se iniciativa është ‘afër zemrës’ pasi është marrë me beteja të ndryshme ndër vite.

“Unë e di nga dora e parë se sa e frikshme dhe e vetmuar mund të ndihet të përballeni me ankth dhe depresion nga një moshë e re”, shkroi ajo. “Nëse do të kisha mësuar më parë për shëndetin tim mendor – do të isha mësuar për gjendjen time në shkollë në mënyrën se si u mësova për lëndët e tjera – udhëtimi im mund të dukej shumë ndryshe”.

Ajo vazhdoi të shpjegojë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Gomez gjithashtu i dërgoi një mesazh kujtdo që po përballet me këtë tani.

“Shpresoj se e dini që nuk jeni vetëm”, theksoi ajo. “Mbështetja dhe edukimi i vetes për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën, dhe kjo mund të ndryshojë edhe tuajën”.

Selena Gomez (Foto: Getty Images)

Gjatë viteve, ka qenë e hapur mjaft shumë në lidhje me luftën e saj për shëndetin mendor.

Muajin e kaluar, në intervistën për Vogue zbuloi se përse zgjodhi të hynte në një institucion trajtimi tre herë.

Hera e parë në rehabilitim ishte në vitin 2014 teksa po vuante nga depresioni, e më pas në 2016 dhe 2018.

“E dija që nuk mund të vazhdoja nëse nuk mësoja të dëgjoja trupin dhe mendjen time kur vërtet kisha nevojë për ndihmë”, shpjegoi Selena. /Telegrafi/

Selena Gomez (Foto: Getty Images)