Telegrafi

Selena Gomez paralajmëron këngën e re “Single Soon”

Foto: Screenshot/Instagram

Selena Gomez ka njoftuar se do të publikojë këngën e saj të re të quajtur “Single Soon”.

Me më shumë se 400 milionë ndjekës në Instagram, ish ylli i Disney-t ka shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “Calm Down”, e cila u publikua në fund të vitit 2022.

Edhe pse jo shumë kohë, projekti që do të publikohet së shpejti është i tëri punë e saj, dicka që nuk ka ndodhur prej kohësh.

Foto: Screenshot/Instagram

Përveq kësaj, ylli kthehet solo, duke kënduar anglisht, lënë pas albumin e saj të fundit, i cili ishte në gjuhën spanjolle dhe titullohej “Revelacion”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Kjo këngë pritet të publikohet javën e ardhshme, e premte (25 gusht).

Foto: Screenshot/Instagram

“Ka kohë që më kërkoni muzikë të re. Doja të publikoja një këngë që e kam shkruar pak më parë, e cila është perfekte për fundin e verës”.

“Single së shpejti, 25 gusht”, ka shkruar Gomez në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/