Site icon Telegrafi

Selena Gomez ofron pamje të rezidencës së re, shihet duke mësuar të luajë kitarë

Selena Gomez (Foto: Instagram/selenagomez)

Njëra nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të dëgjuara është padyshim Selena Gomez.

Ajo për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave muzikore, ndërsa nuk përjashtohen edhe pjesëmarrjet e saj në paraqitje televizive, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është parë duke luajtur kitarë, ndërsa shijonte kohën në shtëpinë e saj.

Gjashtë dhomat që ajo i posedon në rezidencën luksozë janë dizajnuar nga këngëtari, Tom Petty dhe gruaja e tij.

“Gjërat që kam qenë duke i bërë gjatë izolimit, duke u ambientuar në shtëpinë e re dhe duke mësuar kitarë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se shtëpia në të cilën ajo është duke qëndruar ka qenë e Tom dhe Jane, gjatë viteve 1987. /Telegrafi/

Exit mobile version