Artistja e njohur, Selena Gomez, tashmë është fokusuar në projektet në një gjuhë tjetër.
Ajo tashmë ka vendosur që pas një kënge, të realizojë edhe një mini-album në spanjisht, shkruan Daily Mail.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste, derisa zbuloi se realizimin e këngëve e ka bërë gjatë pandemisë coronavirus.
“Gjatë procesin, ne e kemi regjistruar pothuajse të gjithë mini-albumin me ‘Zoom'”, është shprehur ajo.
Ajo po ashtu zbuloi se sa ka pasur dëshirë që të punojë me artistë nga Venezuela, sikur Elena Rose.
Kjo e fundit sipas Selenës është një tekstshkruese e mrekullueshme, që e kupton edhe zemrën e saj.
Kujtojmë se kjo prodhimtari muzikore do të lansohet në platforma digjitale më 12 mars të këtij viti. /Telegrafi/