Bota e artit botërore të bënë të takohesh me yje të ndryshme të Hollywoodit dhe skenës muzikore amerikane.
Kjo vlen për njerëzit që arrin të bëhen pjesë e botës së showbizit amerikan dhe nuk është çudi më pas të takon ndonjë yll me famë botërore.
Kjo i ka ndodhur edhe modeles shqiptare, Xhesika Berberit, e cila punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja shqiptare në një event të zhvilluar në New York ka takuar këngëtaren amerikane Selena Gomez.
Kjo duket se ka mbetur një vajzë e thjeshtë, megjithëse është prej yjeve më të përfolura në botë.
Xhesika e publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në përqafim të Selenës, e cila duket më e shkurtër se bukuroshja shqiptare.
Ndryshe, Berberi po vazhdon me sukses karrierën prej modeleje ndërsa Selena është duke përgatitur një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/