Site icon Telegrafi

Selena Gomez më në fund tregon datën e fillimit të markës Rare Beauty

Kanë kaluar pothuajse saktësisht gjashtë muaj që kur Selena Gomez njoftoi për herë të parë se do të nisë një nga markat më të pritura të bukurisë: Rare Beauty.

Në atë kohë, Gomez ka ndarë informacione të vogla se çfarë mund të bëjë koleksioni i grimit dhe tani ne më në fund e dimë kur do të jemi në gjendje t’i provojmë ato produkte.

Të martën, Gomez dhe Rare Beauty bënë një njoftim në Instagram se Rare Beauty do të nisë në 3 shtator.

Uebsajti i markës – i cili ka paraqitur një video, foto dhe informacione – ka një opsion të regjistrimit që do të dërgojë edhe më shumë detaje rreth nisjes, direkt në adresën tuaj të emailit pasi dita e madhe të afrohet.

Përveç në rarebeauty.com, produktet do të jenë në dispozicion ekskluzivisht në Sephora, e cila ka krijuar një faqe për shitjen e produkteve. /Telegrafi/

Exit mobile version