Këngëtarja Selena Gomez ka treguar së fundmi se nuk dëshiron më të merret me ish të dashurin e saj, këngëtarin e njohur Justin Bieber.
Së fundmi ajo ishte pjesë e një debati të fortë në rrjetet sociale, pasi kishte kritikuar Justin për mbylljen e Instagramit, duke thënë se ky gjest para miliona fansave është shumë i ulët.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Justin, i cili kishte provuar ta kontaktojë Selenën, për t’i thënë që mos të ndërhyjë më në jetën e tij.
Medta britanike bëjnë të ditur se së fundmi Gomez ka ndërruar numrin vetëm e vetëm që t’i shmanget telefonatave të Justin, pasi marrëdhëniet mes tyre po acarohen çdo ditë e më tepër. /Telegrafi/