Telegrafi

Selena Gomez ndryshon në dukje, mahnit me flokët bionde

Selena Gomez iu nënshtrua një transformimi shumë drastik pasi është bërë bionde.

28-vjeçarja shfaqi ‘pamjen e re’ në rrjetin social Instagram, duke u komentuar mjaft shumë, shkruan Daily Mail.

“Dukja e re. Duhet të zgjedh nuanca të reja nga buzëkuqi”, ka shkruar ajo.

Selena dukej e qetë në komoditetin e shtëpisë së saj ndërsa pozoi me një bluzë të bardhë.

Ajo më parë kishte lyer flokët e saj bionde në 2017 por bëri kërcimin në zeshkane pas një periudhe të shkurtër.

Selena ka qenë e zënë me punë në shumë projekte, përfshirë serialin e ardhshëm “Hulu Only Murders” in the Building” me Steve Martin dhe Martin Short. /Telegrafi/