Site icon Telegrafi

Selena Gomez josh me dukjen gjatë xhirimeve të filmit “Only Murders In The Building”

Selena Gomez Foto: DailyMail

Selena Gomez është një nga artistet më të kërkuara në xhirimet e filmave të ndryshëm.

Gjatë kësaj jave ajo është parë në një set xhirimi për filmin e ri ku do të luajë, “Only Murders In The Building”, shkruan Daily Mail.

Me një veshje unike, bukuroshja brune shihej duke bërë lëvizje para kamerës që po e xhironte.

Ajo zgjodhi të vesh një pallto me ngjyrë portokalli, e cila e bënte të dukej edhe më atraktive.

Projekti i radhës nga ajo do të jenë në bashkëpunim me Martin dhe Short, të cilët do të luajnë krah aktores dhe njëherësh këngëtares.

Shtyrje për realizimin e filmin janë bërë disa herë, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version