Telegrafi

Selena Gomez feston ditëlindjen e 28-të, falënderon fansat për urimet

Selena Gomez (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ajo mund të jetë njëra nga yjet më të famshme në botë, por për festën e ditëlindjes së saj ajo ka vendosur të jetë modeste.

Bëhet fjalë për këngëtaren Selena Gomez, e cila gjatë ditës së sotme (e premte), feston ditëlindjen e 28-të, shkruan Daily Mail.

Për një gjë të tillë, Selena ka publikuar një imazh në rrjete sociale, ndërsa bën të ditur se ka përgatitur një festë solide.

“Nuk e përdora telefonin tim dje, pasi dëshiroja të shijoja momentin, por kam lexuar të gjitha postimet e juaja. Vetëm desha t’iu falënderoja për secilin mesazh”.

Lexo po ashtu Selena Gomez shfaqet pa grim gjatë një shëtitje në Los Angeles

“Unë ndjej dashuri prej secilit nga ju. Ju dua shumë, dhe këto janë nga 28-at e mia”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Ajo shkëlqente në një fustan me ngjyrë ari, ndërsa mbrapa saj shihet edhe mbishkrimi “Urime ditëlindjen Selena”. /Telegrafi/