Ajo mund të jetë njëra nga yjet më të famshme në botë, por për festën e ditëlindjes së saj ajo ka vendosur të jetë modeste.
Bëhet fjalë për këngëtaren Selena Gomez, e cila gjatë ditës së sotme (e premte), feston ditëlindjen e 28-të, shkruan Daily Mail.
Për një gjë të tillë, Selena ka publikuar një imazh në rrjete sociale, ndërsa bën të ditur se ka përgatitur një festë solide.
“Nuk e përdora telefonin tim dje, pasi dëshiroja të shijoja momentin, por kam lexuar të gjitha postimet e juaja. Vetëm desha t’iu falënderoja për secilin mesazh”.
“Unë ndjej dashuri prej secilit nga ju. Ju dua shumë, dhe këto janë nga 28-at e mia”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Ajo shkëlqente në një fustan me ngjyrë ari, ndërsa mbrapa saj shihet edhe mbishkrimi “Urime ditëlindjen Selena”. /Telegrafi/