Telegrafi

Selena Gomez dhe Orlando Bloom nuk ndalen vetëm me disa moment intime (Foto/Video)

Flitet vazhdimisht për një mundësi të ribashkimit të Justin Bieber dhe Selena Gomez, madje kjo e fundit ditë më parë kishte deklaruar se ende vuan nga hija e ish të dashurit të saj.

Por disa pamje të publikuara së fundmi tregojnë të kundërtën pasi Selena shihet e afërt me Orlando Bloom dhe është kapur në momente intime, transmeton Telegrafi.

Pas këtyre pamjeve TMZ ka publikuar edhe një video që tregon se dyshja nuk e përfunduan takimin vetëm në club.

Në video dyshja shihet teksa mundohen të fshihen duke u futur me shpejtësi në veturë./Telegrafi/