Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco janë parë të përqafuar pas një takimi të mrekullueshëm në Malibu.
Krijuesja e hitit “Hands to Myself” dhe kompozitori u fotografuan së bashku të shtunën, derisa kishin vendosur krahët tek njeri-tjetri, shkruan Page Six.
Blanco, madje siç raportohet bëri një gjest tejet të kujdesshëm ndaj Selenës duke i hapur derën e makinës, dyshja më pas shkëmbyen një puthje romantike.
Aktorja e serialit “Only Murders in the Building” kishte veshur një triko ngjyrë bezhë.
Çifti si duket po shpenzojnë më shumë kohë me njeri-tjetrin, pasi Selena u kthye nga xhirimet e serisë së saj në Hulu dhe mori pjesë në festivalin e Kanës.
Ata janë tejet të komentuar në rrjetet sociale për relacionin e tyre, duke qenë edhe për faktin se artistja është një person me ndikim të madh në internet. /Telegrafi/