Site icon Telegrafi

Selena Gomez dëshmon se lidhja me Benny Blanco është ende e fortë, teksa mbahen për dore në premierën e “Emilia Perez”

Selena Gomez është ende në lidhje të fortë me të dashurin e saj, producentin muzikor Benny Blanco.

Të dy u panë krah për krah, teksa ai e mbante për dore, të hënën në mbrëmje në premierën pas festës së “Emilia Perez” në Los Angeles.

Aktorja, 32 vjeçe, shkëlqeu teksa ishte duke kaluar kohë dhe duke pirë me dashurinë e saj në ambientet e Hollywood-it, shkruan DailyMail.

Me zogjtë e dashurisë ishte edhe aktori Edgar Ramirez, 47 vjeç, të cilin ajo e ka quajtur ‘mikun e saj më të mirë’ pasi fansat i akuzuan për një romancë të fshehtë.

Fotografitë vërtetuan se Selena nuk është me Edgarin dhe se është ende shumë e lumtur me Benin.

Selena ishte me një fustan të Elie Saab dhe Blanco, 36 vjeç, kishte veshur një kostum të zi.

Producenti muzikor ka ripostuar edhe një video të të dashurës së tij duke buzëqeshur në tapetin e kuq.

Dhe ai tregoi billbordin e “Emilia Perez” ku shkruhej, “Filmi më i mirë i vitit. Emilia Pérez”.

Gjithashtu në premierën e mbushur plot ishin aktorët e filmit Zoe Saldana dhe Karla Sofia Gascon. /Telegrafi/

Exit mobile version