Telegrafi

Selena Gomez debuton me stil të ri të flokëve një ditë pas dasmës së Justin Bieber

Për pjesën më të madhe të vitit, Selena Gomez mbajti një prerje flokësh të veçantë, por tani duket se erdhi koha për një ndryshim të ri.

Të mërkurën ajo doli jashtë me një pamje më ndryshe, e stiluar në kaçurrela, e cila qëndronte në kontrast të ashpër me stilin francez, por padyshim se dukej e mahnitshme.

Pamja e saj e re vjen vetëm disa ditë pasi ish-i dashuri i saj, Justin Bieber, u martua me modelen Hailey Bieber në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut. Sigurisht, çifti në të vërtetë ishte martuar me ligj vitin e kaluar, por kësaj radhe këngëtari dhe modelja ishin në gjendje të shkëmbenin premtime para familjes dhe miqve të tyre.

Selena Gomez me stil të ri të flokëve (Foto: Splash News)

Dikush mund të thotë se ‘e reja’ e Selenës simbolizon fillime të reja për të. Përfshirë marrëdhënien e vështirë në të kaluarën me Justin dhe shëndetin në gjendje të mirë, interpretuesja tanimë është e përqendruar në vetveten për gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi për të.

Tani për tani, ylli është i shqetësuar kryesisht për përhapjen e vetëdijes për krizën e imigracionit që përfshin Meksikën. “Unë e kuptoj që është me të meta dhe se ne kemi nevojë për rregulla dhe rregullore, por gjithashtu duhet të kujtojmë se vendi ynë u krijua nga njerëz që erdhën këtu nga vendet e tjera. Është koha për të dëgjuar njerëzit, jeta e të cilëve po preket drejtpërdrejt nga politikat e imigracionit”, ka thënë ajo.

Selena Gomez (Foto: Theo Wargo/Getty Images)

Selena gjithashtu pranon që ajo, si një grua e famshme meksikano-amerikane, është në gjendje të bëjë ndonjë të mirë të vërtetë, veçanërisht me fansat e shumtë që ajo ka. Kështu që Gomez është futur në rolin e producentit ekzekutiv për serialin dokumentar në Netflix, ‘Living Undocumented’. Sipas yllit, do të pasojë tetë familje që jetojnë në ShBA, të cilët “po përballen me dëbim të mundshëm”.

“Unë shpresoj se njohja e këtyre tetë familjeve dhe historitë e tyre do t’i frymëzojnë njerëzit të jenë më të dhembshur, dhe të mësojnë më shumë rreth imigracionit dhe të formojnë mendimin e tyre”. /Telegrafi/