Telegrafi

Selena Gomez bëhet gruaja e parë që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram

Selena Gomez ka thyer rekordin në Instagram duke u bërë femra më e ndjekur në platformë me 400 milionë ndjekës.

Ish-ylli i “Disney”-t e shënoi këtë arritje më 17 mars, vetëm tre muaj pasi u kthye në Instagram.

Ajo e kaloi Kylie Jennerin, e cila më parë mbante titullin me 382 milionë ndjekës.

Foto: Screenshot/Instagram

Popullariteti i Gomez në Instagram nuk ka nisur tani. Ajo ka qenë prej vitesh një nga personazhet më të ndjekur në platformë.

Megjithatë, rrugëtimi i saj me rrjetet sociale ka qenë i vështirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Në një intervistë të vitit 2021 me “Vogue”, këngëtarja zbuloi se fshiu aplikacionin nga telefoni i saj në vitin 2019, pasi filloi të ndikonte në shëndetin e saj mendor.

“Në një moment Instagrami u bë e gjithë bota ime dhe ishte vërtet e rrezikshme”, tha ajo për InStyle në vitin 2022.

Rritja e famës së Gomez në Instagram ka qenë mbresëlënëse, dhe arritja e saj e fundit rekord është duartrokitur nga fansat dhe ndjekësit.

“Ajo është një frymëzim për miliona njerëz dhe kjo arritje thjesht e dëshmon këtë”, tha një fans në Twitter.

Autorja e hitit “Calm Down” është femra më e ndjekur në Instagram, por jo personi më i ndjekur.

Titulli i takon futbollistit Cristiano Ronaldo, i cili ka 562 milionë ndjekës. /Telegrafi/