Site icon Telegrafi

Selena Gomez i bashkohet komedisë së Steve Martin dhe Martin Short, “Only Murders in The Building”

Selena Gomez (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja dhe njëherësh aktorja, Selena Gomez, do t’i bashkohet sërish projekteve filmike.

Së shpejti atë do të mund ta shohim në komedinë e Steve Martin dhe Martin Short, “Only Murders In The Building”, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja do të përfshihet në një krim, ku pasioni i madh për dy meshkuj të moshuar e bën atë të vrapojë pas tyre.

Ndërkaq, Steve dhe Martin më parë kishin bashkëpunuar në disa filma të ndryshëm, ku për herë të parë u shfaqën së bashku në komedinë “Three Amigos” gjatë vitit 1991.

Lexo po ashtu Selena Gomez ofron pamje të rezidencës së re, shihet duke mësuar të luajë kitarë

Por, në këtë të fundit, personazhet e njohura do të përfshihen në krime të ndryshme, që ndonëse do të përfundojnë edhe në vrasje.

Selena Gomez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Only Murders In The Building” ishte paralajmëruar në janar të këtij viti përmes “Critics Association”.

Ani pse Selena është tejet e fokusuar në muzikë kohëve të fundit, ajo kishte gjetur kohë të merrte pjesë edhe në serialin “13 Reasons Why” në Netflix. /Telegrafi/

Exit mobile version