Telegrafi

Selena Gomez bashkëpunon me STX dhe 21 Laps për filmin “Dollhouse”

Selena Gomez është duke shikuar për një rol kryesor në “Dollhouse”, një film horror i vendosur në skenën elitare të modës në New York.

Ajo do të punojë në këtë film, së bashku me Shawn Levy dhe Dan Cohen të 21 Laps.

Ndërkaq, STXfilms ka të drejta globale për “Dollhouse”.

Selena Gomez (Foto: Allure)

Filmi, i përshkruar si një triler psikologjik në frymën e “Black Swan”, është në kërkim të një regjisori, ndërsa Michael Paisley është kujdesur për skenarin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

“Përfshirja e Selenës në këtë është shumë emocionuese. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar si yll dhe producente”, tha kryetari i grupit ‘Motion Picture’ të STXfilms, Adam Fogelson.

“Bashkimi i Selenës me ekspertizën e Shawn dhe Dan në zhanrin horror do të lartësojë ‘Dollhouse’ dhe ne nuk mund të ishim më të ngazëllyer nga mënyra se si po zhvillohet kjo”.

Selena Gomez (Foto: Digital Spy)

Gomez vitet e fundit po përfshihet më shumë pas kamerës. Ajo qëndron gjithashtu prapa “Hotel Transylvania 4” si dhe prapa komedisë “Broken Hearts Gallery’.

Më tej, ajo do të shfaqet përballë Steve Martin dhe Martin Short në “Only Murders in the Building” të Hulu.

E njëjta do jetë pjesë e “13 Reasons Why” të Netflix dhe dokumentarin “Living Undocumented”. /Telegrafi/

Selena Gomez (Foto: Instagram)