Ajo ka qenë duke punuar fuqishëm si producente ekskluzive në filmin “The Broken Hearts Gallery”.
Por, Selena Gomez përkundër kësaj ka vendosur që të merr pak pushim nga puna, për të kaluar kohë me miqtë e saj në Los Angeles, shkruan Daily Mail.
27-vjeçarja është parë në një dukje mjaft komode, teksa kishte veshur një bluzë rozë, dhe një palë pantallona të gjera.
Duket se këngëtarja ka qenë duke e shijuar momentin me dy miket e saj, ndërsa edhe përmes fotografive ajo duket mjaft e lumtur.
Çka tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishte paraqitja e saj pa grim, kurse flokët natyrale i kishte lënë të lira mbi supe.
Vlen të përmendet se që nga pandemia coronavirus, Selena nuk është parë edhe shumë shpesh në publik apo edhe në rrjete sociale. /Telegrafi/