Telegrafi

Selena flet për luftën e saj me çrregullimin bipolar

(Foto: Instagram/selenagomez)

Selena Gomez i është kthyer përforcimit të shëndetit të saj mendor, pasi u diagnostikua me çrregullim bipolar vitin e kaluar.

Këngëtarja e njohur në një intervistë për Vogue Australia ka treguar se në luftën kundër çrregullimit bipolar ndihmon DBT – terapia dialektike e sjelljes.

“Ju mund të gjeni një mënyrë për të jetuar me të. Sapo ta kuptoni këtë, frika e pranimit te njerëzit që keni një diagnozë zhduket”, ka deklaruar ajo.

Selena gjithashtu deklaroi se që nga shkuarja në terapi, ka vërejtur përmirësime të ndjeshme në shëndetin e saj mendor, por edhe në mënyrën e të të menduarit.

“Jam vërtet e lumtur me atë që jam. Jam mirënjohëse që kam arritur moshën 29 vjeçare, sepse isha krejtësisht ndryshe vetëm dy vjet më parë. Tani jam më mirë”, ka theksuar Gomez.


DBT bën pjesë në grupin e terapisë njohëse të sjelljes. Kjo terapi përdor një qasje direktive dhe metodat e studimit të aftësive të nevojshme për një cilësi më të mirë të jetës. Përdoret te njerëzit që kanë probleme me kontrollin e impulsit, sjellje vetëshkatërruese, ndryshime humori, probleme ndërpersonale dhe çrregullime të ngrënies.

Kjo terapi ndihmon në njohjen dhe ndryshimin e modeleve negative të mendimit dhe ndihmon në zhvillimin e ndryshimeve pozitive në sjelljen e një personi. Ky lloj i terapisë konsiderohet si më i miri në trajtimin e çrregullimit kufitar të personalitetit, por përdoret gjithashtu në trajtimin e çrregullimit bipolar, si dhe PTSD.


/Telegrafi/