Telegrafi

Selena del me shokun më të mirë të Bieber

Vetëm disa javë pasi ndërpreu lidhjen me superyllin e tinejxherëve, 20-vjeçarja është parë krah për krah me Alfredo Flores.

Sipas The Mirror, pas ndarjes së Selenas me Bieberin, Alfredo kishte mbajtur anën e bukuroshes, gjë që asaj duket t’i ketë pëlqyer.

Miqtë e 20-vjeçares thonë se ajo po e bën këtë në mënyrë që të nxisë xhelozi dhe të ribashkohet me Bieberin. /Telegrafi/