Site icon Telegrafi

Selektori i Sllovenisë thotë se Kosovës i mungon talenti

Përzgjedhësi i Sllovenisë në basketboll, Igor Kokoshkov, vlerëson se përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mungesë të talentit.

Sllovenia dhe Kosova do të përballen në eliminatore për Eurobasket 2017, që zhvillohen gjatë shtatorit. Në grup me Kosovën e Slloveninë janë edhe Ukraina e Bullgaria, përcjell Koha Ditore.

“Çka të them, sporti i sportistëve”, është përgjigjur Kokoshkov kur është pyetur nga sajti serb “mozzartsport” për grupin e Sllovenisë.

“Di pak për përfaqësuesen e Kosovës, me gjasë do të angazhoj ndonjë amerikan. Te ta talenti nuk është i shprehur në masë të madhe. Detyra jonë dihet, të sigurojmë plasmanin në Evropian”, ka shtuar Kokoshkov që është asistent-trajner tek Utah Jazz në NBA.

Exit mobile version