Site icon Telegrafi

Selektori Qerimi: Jemi të mobilizuar për të dhënë maksimumin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po përgatitet për ndeshjen e së dielës ndaj Sllovenisë.

Ndeshja luhet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Selektori Bujar Qerimi po përgatit ekipin që të jetë në gjendjen më të mirë në ndeshjen ndaj sllovenëve.

“Ndaj Malit të Zi ka pasur elemente të mira, por edhe lëshime që do të punojmë t’i përmirësojmë”.

“Kemi edhe disa lojtarë të rinj në Kombëtare që po i përfshijmë gradualisht”.

“Të dielën na pret tjetër ndeshje e vështirë me Slloveninë. Gjithsesi jemi të mobilizuar për të dhënë maksimumin”, ka theksuar selektori Bujar Qerimi. /Telegrafi/

Exit mobile version