Telegrafi

SELEC nuk do ta largojë Toni Jakimovskin nga posti i drejtorit, të paktën jo pa u shpallur fajtor

Organizata rajonale për luftë kundër krimit dhe korrupsionit – SELEC, është njoftuar me hetimet që kryhen ndaj drejtorit të saj, Toni Jakimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njoftimi është dërguar në Bukuresht nga vetë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, mirëpo deri tani askush nga Maqedonia, apo nga vendet anëtare të SELEC nuk kanë kërkuar shkarkimin ose ndërrimin e Jakimovskit.

Nga kjo organizatë thonë se sipas procedurave ligjore, çdo person është i pafajshëm deri sa nuk tregohet e kundërta, duke shtuar se Jakimovski ka pasaportë diplomatike dhe se ende nuk kanë hyrë në fuqi vendimet gjyqësore ndaj tij.

Përndryshe, Toni Jakimovski akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën ”Fortesa-Target”, kurse shkarkimin e tij mund ta bëjë vetëm SELEC./Telegrafi/