Këngëtari Seldi Qalliu është shumë i pëlqyer nga femrat, kjo ka ndikuar që ai të ketë edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi të re në të cilën shfaqet më ndryshe se herët e tjera, me flokë më të shkurtra se zakonisht.
Sa i përket muzikës, projekti i fundit i këngëtarit mbetet kënga “So leht” e publikuar gjashtë muaj më parë.
Ai ka qenë një nga emrat më të përfolur këtë vit për shkak të ndarjes së tij me vajzën e gazetarit Milaim Zeka, me të cilën ishte disa vite në lidhje. /Telegrafi/